Në fshatin Përpellac të Podujevës, Policia ka njoftuar se një person që po vinte nga Serbia në Kosovë ka lënë traktorin e tij në vend dhe vetë ka ikur.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dru.
“Policia ka vërejtur një traktor i cili ishte duke lëvizur nga Serbia në drejtim të Kosovës dhe i dyshuari sa po ka vërejtur policinë ka braktisur traktorin dhe ka ikur në drejtim të Serbisë. Në traktor kishte të ngarkuar 5 m³ dru. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.