Një burrë ka pësuar lëndime në kokë në vendin e tij të punës në Prizren.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër ka pësuar lëndime në kokë nga një pjesë e një pajisje me të cilën ishte duke punuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkaq rasti është duke u hetuar.