Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme iu bëri thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë në Ukrainë të largohen sa më parë nga vendi.
Përmes një njoftimi për mediat MEPJ sqaron se është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas dhe këshillon që asnjë shtetas shqiptar të mos udhëtojë drejt këtij vendi nisur nga ‘rreziku i besueshëm i përshkallëzimit të situatës’.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas. Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.
Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose në adresat e emailit: ambasada@albania.ëaë.pl; embassy.warsaw@mfa.gov.al dk@mfa.gov.al Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”,- njofton MEPJ.
Edhe SHBA dhe Britania e Madhe i kanë bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen sa më shpejt nga Ukrainë, pasi në rast fillimi lufte do e kenë të pamundur evakuimin e tyre.
Gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” shkruajti se pushtimi mund të ndodhë ditën e mërkurën.