Kylie Jenner zbulon emrin e djalit disa ditë pas lindjes së tij: Wolf Webster

Kylie Jenner të premten (11 shkurt) ka zbuluar emrin e fëmijës së dytë.

Ajo dhe partneri i saj, Travis Scott kanë vendosur të quajnë djalin e tyre Wolf Webster, shumë larg nga ajo që shumë fansa parashikuan se do të ishte emri i tij.

Jenner, 24 vjeçe, në një postim në InstaStory ka shkruar emrin e tij me shkronja të mëdha bashkangjitur me një ’emoji’ me zemër të bardhë.

Njoftimi vjen pasi themeluesja e Kylie Cosmetics konfirmoi se lindi fëmijën e saj të dytë më 2 shkurt.

Zbulimi i emrit i Jenner vjen disa ditë pasi ajo njoftoi se solli në jetë fëmijën e saj të dytë me reperin “”Sicko Mode”, 30-vjeç.

Jenner ndau një foto të lezetshme bardh e zi të foshnjës së saj ku shkruajti datën kur lindi djali i tyre me një ’emoji’ të zemrës ngjyrë blu.

Më pas, vetëm një ditë para kësaj, ajo festoi ditëlindjen e katërt të vajzës Stormi duke postuar një foto familjare bardh e zi të saj, Stormi dhe Scott së bashku.

“Fëmija ynë është 4. Gëzuar ditëlindjen vajzës që ndryshoi gjithë botën time”, ka shkruar Jenner në mbishkrim.

Në shtator 2021, Jenner zbuloi se ajo dhe Scott po prisnin fëmijën e dytë kur ajo ndau një video të testit të saj pozitiv të shtatzënisë së bashku me Stormi duke i dhënë asaj një puthje në bark.

Kylie bëri një shtatzëni të dytë shumë publike – ndryshe nga e para, e cila u fsheh në tërësi derisa ajo njoftoi lindjen e vajzës, Stormi.