Në gjysmëfinale e sotme (e premte) të Big Brother VIP pritet të shpallen dy finalistët e fundit.
Finalisti i tretë është shpallur aktori i njohur, Donald Veshaj, pas votave të publikut i cili ka zgjatur gjatë javës.
Aktori ishte në garë me tri banoret e tjera, Arjola Demiri, Monika Lubonja dhe Einxhell Shkira vendim për të cilat pritet të bëhet poashtu sonte.
Donaldi u shpreh se ndihet i lumtur dhe falënderues që publiku e ka votuar që të jetë në finalen e parë të Big Brother VIP.
Ndërkohë, tashmë janë bërë të ditur edhe dy finalistët e parë që janë balerini, Ilir Shaqiri dhe modelja, Beniada Nishani.
Në garë për çmimin e madh prej 115 mijë eurosh do të jenë gjithsej katër finalist, ndërsa finalja mbahet më 18 shkurt.