Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë një person të dyshuar për kanosje
Sipas Policisë, i prangosuri dyshohet se ka kanosur me një sëpatë dy punëtorë të KEDS-it, dje rreth orës 11:15.
Në momentin kur janë kanosur, punëtorët kishin qenë duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit elektrik. Prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.