Ronela Hajati bën diferencën në renditje, për herë të parë kënga jonë në “Eurovision” po bën namin

Ronela Hajati do të na përfaqësojë në “Eurovision 2022” me këngën “Sekreti” dhe këngëtarja duket se po bën diferencën nga vitet e tjera duke bërë namin në “YouTube”.

Artistja ka postuar së fundmi në Instastory, një foto ku tregohet se kënga e saj është renditur në treshen e këngëve më të dëgjuara të “Eurovision”-it.

Sipas fotos që Ronela kishte postuar, kjo është hera e parë në histori ku Shqipëria arrin këtë rekord.

“Për herë të parë në histori, Shqipëria është në vendin e tretë për shikueshmërinë më të lartë në faqen zyrtare të ‘Eurovision’-it në YouTube. Urime.”- shkruhet në foton e postuar nga Ronela Hajati.

Ronela Hajati pati shumë kritika jo vetëm në lidhje me tekstin e këngës, por edhe me fitoren e saj.

Kujtojmë se për të hedhur poshtë këto kritika këngëtarja ka reaguar dhe ka thënë se një artist i vërtetë e ka zemrën të madhe e të bukur, ndaj ndihet krenare për punën e saj pasi performanca është bërë ‘trending’ në Europë dhe komentet nga të huaj janë 95% pozitive.

“Urrejtje nga artiste per nje vajze qe ka punuar me vite te tera per shume artiste te tjere, per tekste te mrekullueshme, melodi te mire eshte e neveritshme dhe diabolike. Do thoni kujt i plas? Mua! Mua qe kam sakrifikuar gjerat me te shtrenjta per t’i pelqyer publikut! Komentet e keqija kane qene minimale por te gjitha nga adresa shqiptare. Me falni te gjithe ju “poetet” qe zhargonin e keni te mrekullueshem! Nje artist i vertete e ka zemren e madhe e te bukur, jo te lige! Nje artist i vertete nuk ble as tekste as muzike por ulet dhe punon! “- është shprehur ajo.