Labi kërkon ndihmë për shërimin e shtatëvjeçarit Art Muçaj nga Prizreni

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, është vënë së fundmi në ndihmë të një tjetër rasti nevojtar.

Bëhet fjalë për një djalë shtatëvjeçar nga Prizreni, i cili ka qenë në trajtim, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes, është detyruar që të niset menjëherë për në Turqi për një operim tjetër në tru.

Duke qenë se i duhet një shumë e konsiderueshme të hollash, familja ka kërkuar ndihmën e dashamirëse për të kontribuuar për rastin në fjalë.

Ky është njoftimi i Labit lidhur me rastin (pa ndërhyrje):

“Apel për shpëtimin e një jete.
Mirëmengjesi!
Jam rrugës duke u kthyer në Kosovë,
Nëse këtij bukuroshi nuk i’u kanë tubuar paratë, për 30 minuta ia tubojmë!
Familja të më shkruaj në koment ose në inbox.
E dyta, mbrëmë e kam postuar këtë rast dhe uroj që edhe ky djalosh të gjejë shërim.
Popullatë e dashur, vazhdoni e shkruani nanës së këtij djali dhe dergoni tē holla për spitalin, ku i duhën 15.000 euro, dhe ne si fondacion ia dergojmē 500€ qē me të tjerët ta permbushim shumë se bashku.
Me dhjetra persona më kanë shkruar edhe për këtë rast, e ku lajmin e par e kam marr nga Artani Polici nga njesia Speciale e Kosovës dhe Bekim Musliu miku im nga Prizreni..!
Me respekt dhe dashuri,
Labi, Kosovë e Shqipërisê”, ka shkruar Labi në Facebook.