Manchester United dështoi mbrëmjen e së premtes teksa skuadra e Championship, Middlesbrough i elimonoi nga FA Cup. Me kohën e rregullt që përfundoi në barazim 1-1 dhe me dy pjesët shtesë që nuk prodhuan një tjetër rezultat, ekipet iu drejtuan 11-metërshave aty ku Djajtë e Kuq u penalizuan nga një gabim i të riut Elanga.
Pas sfidës, një “lum kritikash” vërshoi për lojtarët e United, ndërsa nuk mungoi edhe reagimi i ashpër nga ana e ish-kapitenit të skuadrës, Roy Keane. Legjenda e Manchester theksoi se skuadra më parë mundohej dhe gjithnjë e gjente një mënyrë për t’i fituar ndeshjet, ndërsa së fundmi, Ronaldo me shokë e “gejnë” gjithnjë një formë për t’i humbur sfidat.
“Në ndeshjet e fundit shtëpiake kanë shënuar vetëm një gol, më parë unë e dija se Manchester United do ta gjente një mënyrë për t’i fituar ndeshjet, por së fundmi, ky ekip e “gjen” gjithnjë një mënyrë për t’i humbur ato dhe kjo nuk është një shenjë e mirë. Në pjesën e parë ishin mirë, por është e pafalshme të humbësh një ndeshje kupe të cilën e luan në shtëpi ndaj një skuadre të Championship”, u shpreh Keane.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?
Fillo Quiz-in