I kritikoi deputetët, polici suspendohet nga puna

Është suspenduar nga puna zyrtari policor, Amir Hoxha që kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe për mospagesën e shujtave për policët në kryerjen e detyrës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet polici përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ku u shpreh se do t’i qëndrojë prapa fjalës së tij.

“Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm  timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë”.

“Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam  kryer veper penale apo  shkelje të rëndë disciplinore,  e që me sa dij unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës  ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër  penale. Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjales sime me ndergjegje  dhe me përgjegjësi  të plotë prapa postimit tim në lidhje me diskriminimin e kundërligjshëm që po na bëhet në pagë, që për këtë edhe kam bërë padi në Gjykatën Themelore”, thuhet në njoftimin e tij.

Tutje, ai ëshët shprehur se ka besuar që jeton në një vend demoktatik, përcjell Klankosova.tv.

“Deri sot te paktën kam besuar se jetoj në një vend demokratik, dhe se fjala e lirë  mbrohet  dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm ne regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj , që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veçanti dhe shoqërisë ne përgjithësi. Mirëpo në këtë pikë paskam gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan  interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta që vet i përdor për ruajtjen e qenësisë se po atij pushteti”, shkroi ai në Facebook.

Tutje, Hoxha ka bërë të ditur se kërkesat e tij të ligjshme do t’i adresoi në të gjitha institucionet ligore.