Hiqet doza e tretë e vaksinës për në Kosovë, qytetarët: Dy javët e fundit na kanë penguar, tani kalojmë pa problem

Pika kufitare Shqipëri-Kosovë i është rikthyer normalitetit, pasi dy javësh masa shtrënguese për hyrjen në territorin kosovar, të cilat u bënë edhe pengesë për një pjesë të njerëzve.

Disa nga qytetarët shprehen se janë të kënaqur me këtë vendim pasi tamponi kushtonte rreth 30 euro. “Vij nga Kukësi për të shkuar në Prizren. Na kërkuar kartonin, doza e tretë e vaksinës na ka penguar shumë, ishte penalizim.”, tha njeri prej tyre. “Jemi me dy vaksina.

Herën e kaluar na kërkuan testin PCR këtë herë jo.”, thotë një tjetër. Në dy anët e kufirit ka një rritje të fluksit të qytetarëve e kjo për shkak të lehtësimit të masave të qeverisë së Kosovës që kanë hyrë në fuqi sot në mëngjes.