Reperja e njohur, Tayna mbetet aktive në rrjetet sociale ku edhe bën postime të ndryshme duke iu qëndruar afër fansave të saj.
Këtë ajo e ka bërë edhe sonte (e premte), teksa solli poza provokuese para pasqyrës në të cilat fokusoi të pasmet dhe linjat e saj joshëse.
Doruntina Shala (emri i vërtet) shihet e veshur në tuta sportive me ngjyrë të verdhë e që ia vinin në pah format trupore për të cilat reperja komentohet vazhdimisht.
Foto: Tayna/InstaStory
Ndryshe, Tayna po vazhdon të mbaj koncert dhe mbrëmje muzikore, kryesisht jashtë në diasporë.
Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Pijetore” që reperja e solli në bashkëpunim me producentin, Cricket.
Ndërsa, Tayna gjithashtu është duke punuar drejt finalizimit të albumit të ri, që do të jetë i pari në karrierën.