Universiteti i Prishtinës hap konkurs për 67 studentë doktorate

Universiteti “Hasan Prishtina” në kryeqytet ka shpallur konkurs për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2021/22, e që do të jetë i hapur deri më 11 shkurt 2022.

Sipas njoftimit, numri i studentëve që mund t’i bashkohen UP-së në programet e ofruara është 67, ku prej tyre nëntë i përkasin komunitetit jo-shumicë.

Njëra ndër kushtet e konkursit është se të gjithë ata që duan të aplikojnë duhet ta kenë notën mesatare jo më të ulët se 8.00 në nivelin Baçelor dhe atë Master, transmeton Klankosova.tv.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.