Rihanna shihet me një dukje sportive dhe me shumë stil gjatë një dalje në një natë me borë në qytetin e New Yorkut

Ajo është e njohur për ekspozimin e koleksionit të saj mbresëlënës të bizhuterive në rrjetet sociale.

Dhe të premten në mbrëmje (27 janar), Rihanna dukej se ishte në disponim për të trajtuar veten teksa po hynte në një dyqan të ‘Tiffany & Co’ në New York.

Këngëtarja 33-vjeçare duket se nuk shqetësohej nga moti me borë, ndërsa ishte veshur me rroba të ngrohta për daljen e saj për blerje.

Rihanna u pa e veshur pothuajse tërësisht të zezë, e cila përfshinte një xhaketë të fryrë “Celine”, një pale tuta sportive të zeza.

Këngëtarja e “Love on the Brain” i shtoi pak shkëlqim veshjes së saj me një set atletesh me ngjyra të dyfishta nga “Vans”. Flokët e saj të bukur dhe voluminoz ranë mbi supet e saj.

Foto: BackGrid

Një natë më parë, Rihanna u pa duke dalë me të dashurin e saj ASAP Rocky për një darkë romantike në qytet.

Çifti i lumtur ka qëndruar pranë teksa kanë dalë nga një restorant dhe kanë shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit, shkruan DailyMail.

Dyshja fillimisht u lidhën në nëntor të 2020 pasi u raportua se ata po takoheshin pas ndarjes së këngëtares nga ish i dashuri i saj, Hassan Jameel.

Foto: Shutterstock

Të dy ishin njohur që në fillim të viteve 2010, kur filluan të performonin dhe të bënin turne me njëri-tjetrin.

Rihanna dhe ASAP Rocky, 33 vjeç, ishin miq për një dekadë përpara se ‘People’ të konfirmonte se ata zyrtarisht po takoheshin në nëntor të 2020.

Të dy nisën një pushim romantik në vendlindjen e këngëtarit në pas raporteve dhe reperi i kaloi Krishtlindjet me familjen e të dashurës së tij.

Foto: GC Images

ASAP Rocky foli për marrëdhënien e tij me këngëtaren gjatë një interviste për GQ, ku tha se kishte gjetur një shpirt binjak te interpretuesja.

Ai u shpreh se, pasi filloi një lidhje me Rihanna-n, jeta e tij u bë shumë më e mirë. Ajo është ndoshta, sa një milion të tjera, kishte deklaruar reperi.

Reperi gjithashtu vuri në dukje se e dashura e tij kishte qenë shumë e dobishme në përpjekjet e tij artistike dhe se ai ishte mirënjohës për kontributin e saj.

“Mendoj se është e rëndësishme të kesh dikë që të mund t’i thuash ato synime dhe ide kreative. Është thjesht një këndvështrim tjetër”, tha reperi.