Jonida Vokshi flet për pagesën në serialin e Ermal Mamaqit dhe sherrin me Elvana Gjatën

Aktorja e njohur Jonida Vokshi ka folur për bashkëpunimet e fundit në seriale duke thënë se tek “HOT”, u dashurua me rolin e Amandës dhe se ka nisur puna për sezonin e dytë.

E pyetur nëse ka pasur diskutime mes njëri-tjetrit në kastin e aktorëve të HOT se kush është më i paguari apo më i miri e më e mira, Jonida tha:

“Nuk e di se nuk di sa janë paguar tjerët, ja një pyetje me vend që t’ia bëj Ermalit në sezonin e dytë. Jo vetëm në HOT, në çdo projekt që jam pjesë nuk më intereson sa merr dhe kush dhe pse po merr më shumë apo më pak. Unë vlerësoj veten time, kasti ynë ishte me më të mirët”.

Ndër të tjera, shtoi se i mungon ekrani dhe se e sheh veten edhe në reality show, sepse është koha e tyre. Por, Jonida nënvizoi po ashtu që rikthimin në televizion e kishte në planet e ardhshme, ndërkohë që është e fokusuar në projektet filmike.

Sa i përket një sherri me Elvana Gjatën, Jonida tha që nuk e ka lexuar fare këtë lajm, dhe nuk është aspak e vërtetë.

“Duhemi mjaftueshëm, asgjë reale!”, tha ajo.