Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës.
Deri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991.
Në total numri i rasteve aktive është 33.952.