Moderatorja Einxhel Shkira ditën e enjte (27 janar) ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë një loje në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ajo ishte duke luajtur me një orendi në formë rrethore, kur tentoi të hipte mbi të nga e cila u rrëzua dhe përjetoi një ndrydhje të krahut.
Einxhel u detyrua që të largohet nga shtëpia e famshme për të iu nënshtruar një operacioni i cili rezultojë i suksesshëm dhe ajo tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas kësaj, Big Brother VIP përmes faqes zyrtare në Instagram ka treguar se pas konsultimit me ekipin mjekësor, Einxhel pritet që shumë shpejt t’i bashkohet banorëve të tjerë në shtëpi dhe t’i rikthehet garës.
“Big Brother” ka vendosur pas konsultimit me ekipin mjekësor se Einxhel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë duke iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri!”, shkruhet në njoftim.
Kujtojmë që mbrëmë (e premte) Einxhel ndoqi spektaklin nga spital dhe herë pas here pati lidhje direkte me studion dhe banorët.