Aloe Vera është një bimë me vlera shumë të mëdha për mirëqenien e organizmit të njeriut. Aloe Vera njihet si një bimë shëruese dhe për këtë arsye është shumë e kërkuar, gati 3 deri 4 herë më shumë se çdo bimë tjetër.
Kjo bimë ka më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht, të cilët aktivizojnë dhe stimulojnë aftësinë e organizmit për vetëshërim, dhe për këtë arsye kjo bimë shkretëtire konsiderohet si një ndër më të mirat në llojin e vet.
Çfarë përfitimesh ka organizmi ynë nga vetitë e Aloe Verës?
Kërkimet shkencore kanë provuar se aktivizimi dhe forcimi i sistemit tonë imunitar nga kjo bimë, bazohet pikërisht në përbërësin aktiv Acemannan, i cili është një kompleks karbohidratesh që thithet nga zorrët dhe më tej depozitohet në qeliza. Njëkohësisht antioksidantet e saj luftojnë sëmundjet kancerogjene.
Si ndikon Aloe Vera në përmirësimin e funksionit të aparatit tretës dhe të mëlçisë?
Lëngu gel nga gjethet e Aloe Verës është gjithashtu shumë i mirë për shëndetin e flokëve dhe trajtimin e problemeve të lëkurës, si dermatitet, etj.
Aloe Vera përdoret gjerësisht dhe me sukses për plagë të lëkurës dhe djegie, që nga kohërat e lashta. Përveç lëkurës, ajo forcon flokët dhe përmirëson lëkurën e kokës ndaj problemeve të tilla si ekzema dhe kërpudhat.
Aloe Vera dhe Mjalti Manuka nga Red Shop – Zgjedhja e duhur për shëndetin e trupit tuaj!
Gjithçka në Hipokrati!
Sonte, ora 16:50!