Pas Gjykatës Komerciale, qeveria Kurti paralajmëron zgjidhje edhe për 400 milionët e bllokuar në Dhomën e Posaçme

Në seancën e djeshme Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale. Sistemit gjyqësor të Kosovës do t’i shtohet edhe një gjykatë e cila do të trajtojë çështjet të natyrës tregtare, ekonomike e fiskale.

Zëvëndës ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se themelimi i Gjykatës Komerciale është ndihmesë e madhe për bizneset vendore dhe e njëjta krijon ambient më të favorshëm për investime nga kompanitë ndërkombëtare.

Sipas Sallahut pas përmbushjës së këtij premtimi, Qeveria gjithashtu do të ndihmojë rritjen e kapaciteteve edhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, në të cilën aktualisht janë rreth 400 milionë euro vlerë të cilat janë objekt i kontesteve mes personave fizik dhe juridik.

Postimi: