Në emisionin Libero, këngëtarja Linda Hakaj nuk la pa shprehur mendimin e saj për faktorët të cilët ndikojnë në marrjen e shumë klikimeve në videoklipet e artistëve.
Unë nuk i takoj atij rangut të pamjes, nëse dikush e dëgjon këngën ka me dëgjua për dëgjim jo për dukje. Por kjo ana tjetër që po bohet puna e klikimeve normal që nëse ti po e bastardon një klip edhe po i vendos 20 vajza aty, që unë për mendimin tim t’isha prindi i atyre vajzave, ndryshe do kisha vepruar, ”tha këngëtarja.
Ndryshe, Linda bëri apel që mesazhi i saj të merret për bazë.
“Përmes këtij emisioni shume kisha pas qejf mos me ra n’veshë t’shurdhër. Ky mesazh që sa ma pak vajza në kohën e pubertetit me u keqpërdor për klipe të tilla sepse po shkojmë drejtë një degjenerimi të rinisë sonë”, shtoi Hakaj.
Për të ndjekur emisionin e plotë kliko linkun: