Jep dorëheqje aktivisti i VV-së: Kurrë nuk e kom mendu që pushteti i Kurtit është më i zi se i Hashimit, Ramushit e Ises

Shkëlqim Xhafa ka dhënë dorëheqje si aktivist i Vetëvendosjes, pasi sipas tij, nuk e ka menduar asnjëherë që do ta ketë jetesën aq të vështirë në qeverinë Kurti.

Ai tregoi se që 15 vite është aktivist i Vetëvendosjes, ku kishte marrë pjesë në çdo protestë, debate e konfrontime që sot VV-ja të vjen në pushtet, e që thotë se tashmë i ka rënë pishman për aktivitetin e tij gjithë këto vite.

“As ne enderr nuk e kom mendu qe pushteti i Albin Kurtit eshte me i zi se Hashimit, Ramushit e Ises. Sa fanatik i idealit te levizjes kam qene, besom kurr se kom mendu qe me ardhjen e Vetvendosjes ne pushtet”, shkroi Xhafa në Facebook.

Lexoni postimi e plotë:

NGA SOT JEPI DOREHEQJE SI AKTIVISTI I VETVENDOSJES.

Ka 15 vite qe jam aktivist i Vetvendosjes, ky aktivizem perfshin:

– Pjesemarrjen time ne gati te gjitha protestat e Levizjes Vetvendosjes dmth per cdo proteste 1 or e gjyse udhetim nga Peja ne Prishtine,

– Qindera statusa dhe lobim per levizjen

Kane me m’lon qeveria pa pune, e ska me ma jep asnje cent ndihme

– Se kom imagjinu qe mbes pa rryme, e ka me bo hajgare kryeministri me mu duke me thene “mbulohu me batanije”

– Ka mu shtrajtu rryma per mu si klase punetore, e per biznes jo ndersa serbeve ne veri ju paguhet komplet

– Kur e thirri ambulanten nuk me vjen, e qe duhet mi pagu barnat bazike ne kete krize e pa pune.

– Ka mu shtrajtu buke a cdo send tjeter, por jo mu rrit rroga besa besa gjysen e vitit me mbet pa rroge.

As ne enderrat me te kqija, nuk e kom mendu qe jetesen me te veshtire ne Kosoven tone te shkrete kom me perjetu ne qeverine e Levizjes. As ne ender..