Hapet Rruga e Arbrit, apeli për drejtuesit e mjeteve: Bëni kujdes gjatë

Rruga e Arbrit është hapur për përdoruesit e mjeteve dhe qarkullimi mund të kryhet normalisht.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet, të cilat sqarojnë se mbrëmjen e kaluar është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e aksit nga bora.

Drejtuesve të automjeteve iu bëhet thirrje që të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit.

“Gjatë natës reshjet kanë pushuar, mjetet borëpastruese në terren kanë punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e aksit nga bora. Tashmë Rruga e Arbrit është e hapur për përdoruesit e mjeteve dhe qarkullimi mund të kryhet normalisht. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”.