Arbër Hajdari-Beatrixës: Shyqyr që dole, mos rri si pulë e lagur

Beatrix Ramosaj është banorja që u eliminua mbrëmë nga Big Brother Vip.

Në televotimin me Einxhel dhe Donald, ishte Beatrix Ramosaj ajo që publiku voto për ta nxjerrë nga shtëpia e Big Brother.

Bileta e saj ishte vetëm vajtje, kështu duke mbyllur rrugëtimin e saj në këtë spektakël.

Në studio ajo dukej shumë e frikësuar nga bota jashtë dhe komentet që pret qoftë nga familja apo publiku.

E këtë gjë e vuri re edhe opinionisti Arbër Hajdari, i cili i tha Trixës që shyqyr që dole, pasi tha se rrugëtimi i saj në BigBrother është kufizuar pasi sipas tij, Trixa e ka ndrydhur shumë veten se çfarë do mendojnë jashtë.

“Shyqyr që dole, mos rri si pulë e lagur” iu drejtua ai Trixës duke u munduar ta çlirojë nga emocionet që kishte në studio.