Pushimet në ishullin Mauritius, Luana Vjollca pozon në bikini gjatë perëndimit të diellit

Viti 2022 për Luana Vjollcën ka nis me pushime luksoze në ishullin Mauritius që ndodhet në juglindje të kontinentit të Afrikës.

Dhe natyrisht nuk kanë munguar pozat e shumta provokuese në të cilat fokusi kryesor është tek linjat mahnitëse të bukuroshes biond.

Luana publikoi disa foto gjatë perëndimit të diellit duke vënë në fokus linjat trupore në bikini të bardha.

 

“Më shkruani thëniet më të bukura që dini për perëndimin e diellit…”, ka shkruar Luana.

Ndryshe, kujtojmë që Luana ka kohë që është tërhequr nga ekranet televizive, por që ka paralajmëruar se shumë shpejt pritet të rikthehet me projekte të reja.