Një person është dërguar në stacion të Policisë, pasi i njëjti nuk iu është bindur urdhrave të forcave të rendit dhe ka rrezikuar të godasë me veturë një zyrtar policor.
Lajmi është konfirmuar në raportin 24-orësh të Policisë,.
“Raportohet se derisa njësia policore ishte në pikë kontrolli, një veture me ngasës të panjohur nuk i ishte bindur urdhrit të zyrtarëve për ndalje me ç ‘rast ka rrezikuar ta godet zyrtarin policor. Me pas i dyshuari mashkull kosovar është paraqitur në stacion policor ku pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.