Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media mbi gjendjen e energjisë elektrike.
Besian Mustafa, deputet nga kjo parti tha se Qeveria e ka ditur për krizën në energji qysh në pranverën e vitit 2021 por që sipas tij zgjodhi zgjedhjet lokale për përfitime të votave dhe u morr më këtë çështje.
“Qeveria ka qenë e njoftuar qysh në pranverën e vitit 2021 për rritjen çmimit të energjisë dhe për hapat që duhet të ndërmarr. Gjatë verës të vitit 2021 Qeveria zgjodhi mosbesimin akuzën e linçimin në kohë të zgjedhjeve lokale për të marr ndonjë votë. Paaftësia e Qeveris për të menaxhuar më energji elektrike deri tash i ka kushtuar qytetarit të Kosovës 20 milion euro të ndara për KOST-in, 20 euro të ndara për import të energjisë dhe 75 milion euro për subvencionim të çmimit të energjisë pra gjithsej 115 milion euro deri tash pa investuar një cent të vetme dhe duke refuzuar grantin nga SHBA për furnizim më gazë. Shtrenjtimi i energjisë elektrike dëmton rendë prodhuesit vendorë”, tha Muistafa.