Ambasadori amerikan takohet me ministrin e Shëndetësisë: Tregon se çka diskutuan

Ambasadori i ri amerikan, Jeff Hovenier, ka zhvilluar takim me ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hovenier, përmes një postimi në Twitter.

Ai tha se gjatë këtij takimi kanë biseduar rreth gjendjes me pandemi, derisa nga kjo ambasadë është rikonfirmuar përkushtimi për ndihmë në luftën me të.

‘’ Ministri Latifi rikonfirmoi përkushtimin tonë për të ndihmuar Kosovën në luftën e saj kundër COVID-19. Vaksinimi dhe përdorimi i duhur i maskave mbeten mbrojtja më e mirë kundër infeksioneve serioze’’, thuhet në postimin e Hovenier.

Kujtojmë se në ditët e fundit në Kosovë janë raportuar qindra raste pozitive. Vetëm dje janë shënuar 728.