“Vet e kam lëshuar nga duart..”, ish e dashura e Dagz reagon pas puthjes së DJ me Einxhel Shkirën

Me futjen e Dj Dagz në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, u zbulua edhe lidhja e tij e dashurisë me një moderatore nga Kosova. Madje u publikuan edhe disa foto të tyre gjatë kohës sa çifti kanë qenë bashkë, derisa Dagz ka treguar se lidhja e tyre ka përfunduar qysh në fillim të verës, saktësisht në muajin qershor..

Madje ditë, u raportua se banorja e re që u fut në Big Brother (Egzona) ishte ish e dashura e Dj Dagz, por në fakt e vërteta qëndron se nuk bëhet fjalë për të. Tani, për të gjitha këto, e vetëm dy ditë pas puthjes së Dagz me Einxhel, ka reaguar vet moderatorja, Ariana Berisha përmes një postimi në Instagram ka kërkuar që të hiqet dorë nga publikimi i fotografive. Tutje ajo shkruan se nuk dëshiron të merret me diçka që e ka lëshuar vetë nga duart e saj, duke iu referuar Dj Dagz-it. Theksojmë se Ariana dhe Dagz kanë qenë në lidhje dashurie për afër tri vite.