Qentë endacakë sulmojnë një 12-vjeçare në Prishtinë

12 vjeçarja Maltina Kadriu, të premten, u sulmua nga qentë endacakë në qendër të Prishtinës.

Sipas saj, ishin gjashtë qenë që iu vërsulen, derisa ajo po shkonte për ta marrë vëllanë nga shkolla.

Vajza u dërgua për tretman mjekësor në Emergjencë. Sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, gjendja e vajzës është e mirë, veçse 12-vjeçarja ka pësuar stres nga rasti që i ka ndodhur.

Një apel për institucionet e pati nëna e vajzës, e cila kërkoi nga komuna që të gjejë një zgjidhje për këtë problematikë.