Një ngjarje si në filma ka ndodhur dje në Obiliq.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke lëvizur me veturë, i dyshuari me veturën e tij e kishte tejkaluar dhe i kishte bllokuar rrugën e më pas kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës, shkruan lajmi.net.
Ky i fundit ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është paraqitur në stacion policor.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar dhe iu është sekuestruar një revole dhe një karikator.
Deri te incidenti dyshohet se ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.