“Mund të largohesh që sonte”/ Arbana Osmani ia bën të qartë konkurentit të BBV pas ofendimeve dhe kërcënimeve

Kërkesa e konkurentit të Big Brother, Arbër Sulstarova ndaj këngëtares Xheisara që ajo të mos e prekë kur flasin, janë diskutuar sërish mbrëmjen e të premtes në spektakël.

Kjo për faktin se Tan Brama reagoi shumë keq gjatë Prime të kaluar por edhe pas tij. Konkurenti ka “lëshuar” ofendime dhe kërcënime ndaj Arbrit në shtëpinë e BBV.

Tan Brama pretendon se Arbri nuk ia ka thënë bisedën siç duhet për atë që ka ndodhur mes tij dhe Xheisarës, ndaj ishte reagimi i tij i ashpër.
Arbri: Ne këtu kemi ardhur vetëm, dimë të ofendojmë, të kërcënojmë e të jemi vulgar.

Atë nuk do ta bëj. Tani ka përdorur shumë fjalë të rënda dhe ka kërcënuar duke thënë të tregoj jashtë, duke ofenduar tenisin. Është temë shumë decizive dhe s’më ka pëlqyer që përveç Dagzit, Ilirit dhe Beniadës, askush nuk ka reaguar.

Edhe më pas ka përdorur fjalë shumë të rënda. Këto lloj kërcënimesh dhe ky lloj agresiviteti nuk duhet të përdoret kundrejt asnjë banori. Unë kam ardhur të tregoj një pjesë të vlerave dhe secili duhet të ketë limite.

Pas kësaj ka reaguar edhe moderatorja Arbana Osmani e cila ia ka bërë të qartë Tan Bramës:

“Nëse mendon se mund të diskutosh pa ofendime dhe kërcënime, nëse mendon se mund ta bësh me argument, mund të qëndrosh. Nëse jo mund të largohesh që sonte nga shtëpia e BBV”.