Heidi Klum, një supermodele, prezantuese televizive dhe tani…një yll muzike. Ylli 48-vjeçar ka bashkuar forcat me legjendën e hip hop-it, Snoop Dogg për këngën “Chai Tea With Heidi”.
Kënga shënon kthimin e Klum në botën e muzikës, 16 vite pasi ajo publikoi hitin e vitit 2006, “Wonderland”.
Sipas supermodeles, Snoop Dogg ishte zgjedhja e saj e parë për një bashkëpunëtor të mundshëm.
Në tetor të vitit të kaluar, nëna e katër fëmijëve la të kuptohej se ata po bënin muzikë kur ndau një foto në një studio muzikore për të shënuar ditëlindjen e tij.
Duke folur për aventurën e re, modelja tha: “Më pëlqen të dal jashtë zonës sime të rehatisë dhe të sfidoj veten, kështu që ishte diçka që padyshim po e konsideroja.
Por e dija se ishte vetëm një person me të cilin doja të këndoja. Unë jam një fanse e madhe e Snoop Dogg”.