Ky deputet i LDK-së, abstenoi në votimin për rezolutën kundër referendumit të Serbisë

Kuvendi i Kosovës me 76 vota pro ka miratuar rezolutën kundër lejimit të organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Pos Vetëvendosjes si parti në pushtet, rezoluta u përkrah nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.