Kusari-Lila: Nuk bën të mbahet referendumi i asnjë shteti në një shtet tjetër

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se referendumi i Serbisë nuk mund të mbahet në territorin e Kosovës.

“Nuk bën të mbahet referendumi i asnjë shteti në një shtet tjetër dhe as në territorin e Republikës së Kosovës. Nuk haset praktikë e tillë në vendin tonë dhe asnjë shteti sovran”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo shtoi se është i pazëvendësueshëm kontributi i aleatëve ndërkombëtarë në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Për Republikën e Kosovës nuk ka asnjë dilemë sa i përket zbatimit të ligjit në territorin e saj. Nëse kemi gabuar si shtet është momenti të mësojmë nga gabimet”, u shpreh ajo.