Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar një shkrim ku përmenden pagesat që kërkojnë disa prej të famshmëve, për një takim apo fotografi me ta, gjatë turneve të tyre.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, renditet si e famshmja më e shtrenjtë në këtë aspekt, sipas “The Sun”.
Madje jo vetëm foto por nëse paguani ju mund të merrni një paketë të plotë dhuratash të personalizuara. Si p.sh. në rastin e këngëtares së njohur shqiptare Dua Lipa. Për ta takuar Dua Lipën në prapaskenë kushton as më pak e as më shumë se sa 1842 paund (2200 euro).
Fansat paguajnë për një biletë të cilësuar si “festë shtëpie” para shfaqjes së mbajtur në vendin e koncertit. Paketa përfshin një mësim kërcimi nga një koreograf profesionist, akses në një skuadër të grimit dhe një fotografi me vet yllin me prejardhje shqiptare.
Ndërkohë, bileta të tilla për të takuar të famshëm të tjerë nga afër kanë këto çmime:
Justin Bieber – 900 paund(1080 euro) Arnold Schëarzenegger – 745 paund (890 euro) Alicia Keys – 628 paund (750 euro) Steps – 375 paund (450 euro) Blu – 349 paund (420 euro) Ronan Keating – 240 paund (290 euro) Gary Neville – 150 paund (180 euro) Gemma Collins – 115 paund (140 euro) Paë Patrol – 68 paund (80 euro) Ricky Hatton – 60 paund (70 euro).