Çfarë nuk u pa nga ditëlindja e Bora Zemanit, moderatorja ftoi në festë ish-burrin

Bora Zemani mbushi 30 vjeç në datën 9 janar, por vendosi ta festojë mbrëmjen e të enjtes me miqtë e kolegët në një ambjent përrallor.

Një nga të ftuarit që mori vëmendje në ditëlindjen e Borës është edhe ish-partneri i saj, Vin Veli me të cilin ka edhe një djalë, Arborin.

Ai duket se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Borës që të ishte pjesë e festës së ditëlindjes së saj, pavarësisht situatave që ata kanë kaluar me njëri tjetrin pas ndarjes.

Bora dhe Vini duket të kenë mbetur miq të mirë dhe kjo ditëlindje e vërtetoi.