Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku është i befasuar ende pse kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thirrur një seancë për të cilën nuk ka pasur nevojë.
“Nuk ka nevojë për trajtim parlamentar. Referendumi serb është çështje e mbyllur para se të nisë. Në rastin specifik referendumi serb mohon integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.
Ai thotë se LDK tashmë qëndrimin e saj e ka publik shumë para seancës.
“Kryeministri është i obliguar ti zbatojë te gjitha organizmat e lejuara. Është kushtetuta e Kosovës që ia ndalon edhe nëse sot nuk do ta sillte rezolutën në Kuvend”
Ai tha shkurt se kryeministri nuk po ka guxim të marrë vendim.
“Si duket si në çdo temë tjetër, ai nuk po ka guxim t’i zgjidh problemet…1 mijë problemet që i kanë dalur’ , ka thënë Abdixhiku Një qeveri e mirë, i trajton problemet me kohë: .
‘Shpresoj që kjo seancë nuk ,është drame për popullizëm.