Prokuroria Themelore e Prishtinës sot për ka dhënë detaje lidhur me vrasjen në Pakashticë të Podujevës. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj ka informuar se me urdhër të prokurores nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Me urdhër të prokurores së çështjes viktima është dërguar në IML, për obduksion, derisa janë duke u ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.”, ka bërë të ditur Ulaj.