Sarah Berisha dhe Dj PM janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ndonëse publiku nuk besonte që romanca e tyre të vijonte për një kohë të gjatë, duket se po shkojnë më së miri pas daljes nga shtëpia e BBV.
Teksa të gjithë janë kuriozë se si po shkojnë, Sarah herë pas here poston foto dhe video me Pajtimin.
E kështu ka bërë edhe një ditë më parë, teksa ka ndarë me ndjekësit një imazh ku shfaqej vetëm Dj Pm.
“Me këtë Dj e Big Brother VIP”, ka shkruar blogerja krahas videos, duke etiketuar edhe Pajtimin, i cili më pas e ka ripostuar në “Instastory”-n e tij.