Emra të shumtë të skenës i janë bashkuar reality showt “Big Brother VIP”.
Por, ka shumë nga ta që edhe e kanë refuzuar ftesën nga produksioni, e një nga ta është këngëtarja e njohur, Rozana Radi.
Ajo iu është përgjigjur fansave në pyetjet e bëra në Instagram, ku një nga këto pyetje ishte pikërisht për pjesëmarrje në BBV.
“Po, për shkak të angazhimeve të shumta që kam jashtë, e kisha të pamundur të isha pjesë e Big Brother”, u shpreh Rozana Radi.