Qeveria e Kosovës, po synon që përmes një Projektligji, ta bëjë të mundur themelimin e një inspektorati që kontrollojë zyrtarët në gjithë administratën shtetërore. Kohë më parë, Periskopi pati raportuar edhe për një tendencë të Qeverisë për politizimin e stafit cilil….
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministër Kurti, ka propozuar një Projektligj për Inspektimin Amdinistrativ, me anë të të cilit, po tenton të krijojë një Inspektoriat për të mbikëqyrur punën e të gjithë zyrtarëve publik në të gjithë administratën shtetërore.
Sipas këtij Projektligji, inspektorët do të kenë të drejtë të hyjnë në secilën zyrtë të zyrtarëve publik dhe të kenë qasnjë në pajisjet e tyre dhe dokumentet dhe krejt kjo pa kërkuar leje dhe pa ndonjë orar të caktuar.
Sipas ligjit, inspektorati do të ketë të drejtën të shqiptojë e ri-shqiptojë gjoba 500-700 euro.
Për këtë ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, i cili ka thënë se ky inspektor më shumë ngjanë si polici e brendshme.
“Inspektorati ka kompetencë të iniciojë procedurë disiplinore kundër zyrtarëve publik, të shqiptoj gjobë (500-700 euro), gjoba mund të shqiptohet disa herë radhazi, të ndërpres punën e zyrtarit publik. Ankesën e zyrtarit publik e shqyrton niveli politik, respektivisht një komision i emëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme.
Në rast se raportimi konsiderohet i rrejshëm, shpenzimet e procedurës i ngarkohen palës. Ky inspektorat më shumë të ngjanë në një polici të brendshme që ka për qëllim të shantazhoj dhe ushtroj presion psikik mbi zyrtarët publik, sesa që ka për qëllim vendosjen e rregullsisë në administratës publike. Të gjitha fushat e inspektimit aktualisht janë të mbuluara përmes ligjeve të tjera”, shkruan Krasniqi.
Ndryshe, muaj më parë Periskopi kishte raportuar edhe një tendencë të Kurti ndaj zyrtarëve publik.
Redaksia jonë pati siguruar dokumentit në të cilin tregohej se si Qeveria Kurti po synon të politizojë stafin civil, për të cilin, kishte debate edhe në Kuvendin e Kosovës.