Kylie Jenner është bërë femra e parë në botë që arrin 300 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.
Kjo arritje e bën atë personin e dytë, pas futbollistit Cristiano Ronaldo (me 389 milionë), që arrin një numër kaq të lartë ndjekësish, ndërsa llogaria zyrtare e Instagramit është më e ndjekura në platformë me 460 milionë.
Më herët, Ariana Grande mbante pozitën e parë si femra më e ndjekur në Instagram. Në shkurt të vitit 2019, këngëtarja mblodhi 146.5 milionë ndjekës, duke ia kaluar Selena Gomez, e cila kishte pozicionin e më të ndjekurit para yllit të muzikës pop.
Jenner e ka regjistruar këtë arritje në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk ka postuar shumë në dy muajt e fundit.
Manjatja e kozmetikës dhe ylli televiziv, e cila është në pritje të fëmijës së dytë me reperin Travis Scott, kishte marrë një pushim nga rrjetet sociale, pasi 10 fansa vdiqën në Festivalin Astroworld të Scott në Houston më 5 nëntor. Ajo u kthye në Instagram në prag të festave të fundvitit.