Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, njëherit është banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në spektaklin e kaluar, aktorja ka rrëfyer historinë e saj të trishtë martesore, ku e gjithë studioja shpërtheu në lot.
Ajo ka pranuar publikisht se ish bashkëshorti i saj e dhunonte fizikisht dhe e ka tradhtuar për 6 vite me rradhë, ku ajo ishte në djeni për këtë gjë.
Së fundmi ka qarkulluar se ish-bashkëshorti i aktorës është Ajax Boshnjaku, një personazh i njohur në botën e krimit, ai ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.