Hulumtuesi nga “Demokracia Plus”, Albert Krasniqi, ka theksuar se në Projektligjin për Inspektimin Administrativ, Qeveria ka planifikuar të themeloj një inspektorat, që përmes inspektorëve të saj do të kontrolloj dhe disiplinoj zyrtarët publik e të gjithë administratës shtetërore.
Krasniqi ka treguar me detaje punën që pritet të kenë këta inspektorë.
Këta inspektorë kanë të drejtë të hyjnë në zyrën e secilit zyrtar publik dhe të kenë qasje në pajisjet e tyre pa paralajmërim, pa leje dhe pa marrë parasysh orarin e punës. Inspektimi mund të zgjasë 30 ditë, e për raste të veçanta edhe më shumë. Mund të ketë edhe ri-inspektim”
Ai tutje ka thënë se inspektorët e tillë më shumë të ngjanë në një polici të brendshme që ka për qëllim të shantazhoj dhe ushtroj presion psikik mbi zyrtarët publik, sesa që ka për qëllim vendosjen e rregullsisë në administratës publike.
Postimi i plotë: