Nuk është hera e parë që Kim Kardashian, akuzohet për përdorimin e tepërt të photoshopit.
Së fundmi ajo ndau një selfie para pasqyrës, ndërsa shfaq dukjen e saj mahnitëse.
Kim e publikoi këtë imazh për 278 milionë ndjekësit e saj duke bërë me gishta emojin e paqes. Ishin fansat ata të cilët e akuzuan për përdorimin të dobët të photoshopit.
“Telefoni i saj është deformuar dhe nuk e kuptoj pse, sepse është kaq e bukur”, shkroi njëri fans.
Ndjekësit besojnë se ajo përdor aplikacione për të ndryshuar fytyrën e aj, për të t’holluar fytyrën dhe për t’i bërë flokët më me volum.
“Kim duhet të lë photoshopin. Kjo e shkatërron bukurinë e saj duke redaktuar fytyrën për t’u dukur si adoleshente”, shkroi tjetra fanse.
Ndërsa tjetri: Shikoni telefonin e saj të shtrembëruar në këndin e sipërm – majtas. Pse duhet të bëj me photoshop mollëzat e saj”.
Kardashian, nëna e katër fëmijëve është në lidhje me Pete Davidson dhe shpesh është kritikuar për editimin e tepruar të fotove.
Në vitin 2020, Kim u akuzua se dukej më e re se nipi i saj 10-vjeçar Mason Disick – djali i motrës Kourtney Kardashian dhe Scott Disick.