Dhunohet një e mitur në Mitrovicë

Një qytetar nga Mitrovica ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është dhunuar.

Rasti ka ndodhur gjatë muajve qershor dhe korrik të vitit 2021.

Ankuesi bashkë me vajzën e tij të mitur kanë shkuar në polici më 12 janar të këtij viti dhe e kanë raportuar rastin.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.