Policia e Kosovës ka shoqëruar dje gjashtë persona që u përfshinë në një rrahje në Fushë Kosovë, me ç’rast mbeti i plagosur një person.
Sipas policisë, i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa personat e tjerë lirohen në procedurë të rregullt.
“F. Kosovë, 12.01.2022-14:15. Pas marrjes së informatës se ka gjuajtje me armë zjarri, njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 6 persona meshkuj kosovarë të cilët ishin përfshirë në rrahje, ku një person është plagosur dhe i cili ka pranuar tretman mjekësor . I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes duke e lenë armen ne vendin e ngjarjes e cila është sekuestruar nga njësitet policore. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa personat e tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.