Banorët e “Muharrem Fejzës” probleme edhe me qentë endacak

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” vazhdimisht përballen me probleme të shumta.

Përpos problemeve me rrugën, shqetësuese është edhe prania e shumë qenve endacak në këtë anë.

Hiç më larg se mëngjesin e sotëm, shumë prej tyre ishin mbledhur para banesave në rrugën “Muharrem Fejza”, e që gjithsesi janë shqetësim për sulmet e mundshme të cilat i kanë thuajse në çdo rast.

Problemi i qenve endacak në lagjet e Prishtinës është shqetësues prej kohësh, por që askush nuk i dha zgjidhje.