Tash e katër muaj, kombëtarja e Kosovës në futboll është pa trajner, pas largimit të Bernard Challandes.
Gjatë kësaj kohe, kanë qarkulluar shumë emra të trajnerëve që mund të jenë zëvendësues të Challandesit.
Besnik Hasi, Giani De Biasi, Felix Magath e Mark van Bommel janë emrat që janë përfolur për të parin e shtabit teknik tek kombëtarja.
Kjo nuk është e tëra, një gazetar nga Polonia që ka dhënë lajmin se ish trajneri i kombëtares polake, Jerzy Brzeczek do të jetë trajner i Kosovës. Ai madje thotë që tashmë kjo punë veçse ka përfunduar.
Në lidhje me këtë lajm, redaksia e sportit në , ka kontaktuar të parin e Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademin në lidhje me këtë gjë.
Ademi ka thënë që Brzeczek ka konkurruar për postin e trajnerit, por që ende nuk kanë biseduar me të, e lë re më të kryhet marrëveshja.