Për çfarë bëhet fjalë? Fifi bën paralajmërimin e radhës

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Fifi është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan herë pas here momente të ndryshme nga përditshëmëria dhe koncertet.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me ish-banorin e “Big Brother VIP”, Kledi Hysën.

Dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, nuk dihet nëse kanë në plan ndonjë projekt, por ka qenë Fifi, ajo që ka shtuar dyshimet.

“Gjëra të mira po vijnë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos në Instagram.

Kurioziteti i fansave është rritur edhe më shumë, megjithatë nuk i mbetet veçse të presin për më shumë detaje./abcnews.al